Futboll

Anglezët duan ‘kokën’ e Southgate: Më mirë të mos shkojmë në Botëror!

Gazeta Si – Anglezët janë gëzuar për humbjen e thellë të Italisë, por këtë gëzim e ka mbytur humbja e thellë e kombëtares së tyre ndaj Hungarisë. Një humbje tronditëse, me 4 gola, çka ka bërë që të shpërthejnë sulmet ndaj trajnerit.

Në ‘Moulinex’ të Volverhemptonit anglezët kanë përjetuar një tjetër psikodramë. “Tre luanët” u mundën 1-0 në ndeshjen e parë nga Hungaria, kurse në kthim askush nuk e mendonte se do të pësonin 4 gola.

Nga ndeshja Angli-Hungari, 0-4. Gazeta Si, 15 qershor 2022

Një 0-4 që bën më shumë zhurmë se legjendarja 3-6 e pësuar në “Wembley”, në vitin 1953, në kohën e Pushkash. Tifozët e kanë drejtuar gishtin e akuzës te trajneri Gareth Southgate.

Trajneri është vënë shpesh në shënjestër nga anglezët. Në çdo ndërrim që ai bënte ndaj Hungarisë, tifozët i këndonin “you don’t know what you’re doing” (nuk e di çfarë po bën).

Në rrjetet sociale ka shkuar edhe më keq për Southgate. Menjëherë ka shpërthyer hashtagu #southgateout, por ka pasur edhe shumë komente fyese ndaj trajnerit. “E tmerrshe ta shohësh këtë skuadër me talentet që kemi”, – shkruante një tifoz.

Të tjerë tifozë mendojnë se është më mirë që Anglia të mos shkojë fare në Botëror, nëse do të ketë këtë trajner. Në mbrojtje të Southgate ka dalë Jamie Carragher, i cili u ka kërkuar tifozët të heshtin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë