Ka ndodhur

Angela Merkel viziton sot Tiranën, rrugët që duhet të shmangni

Në vijim të turit të saj të lamtumirës në Ballkanin Perëndimor, kancelarja gjermane Angela Merkel do të mbërrijë këtë të martë në Tiranë.

Sipas axhendës së përcaktuar, ajo do të pritet në Pallatin e Brigadave dhe më pas do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama që do të pasohet me një takim bilateral mes dy delegacioneve.

Më pas takimet do të zhvendosen në Tirana Biznes Park ku do të mbërrijnë krerët e qeverive të rajonit. Ndërsa në orën 14:35 është parashikuar një konference për shtyp e kryeministrit Rama dhe Kancelares.  

Ardhja e Merkelit në vendin tonë do të bllokojë edhe qarkullimin e automjeteve në disa segmente rrugore.

Kështu, në Tiranë, në disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Ndaj policia kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore, me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të datës 14 shtator, si dhe të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë