Nga Gazeta Si – Kristjan Asllani mjafton që kuqezinjtë të shkojnë për të parën herë në Playoff-in e një Botërori.
Mesfushori i Torinos shfrytëzoi maksimalisht asistin e dhënë nga Uzuni në 67’ dhe me të djathtën mposhti portierin Ruiz që deri në atë moment ishte i pamposhtur.

Pas 2 evropianëve në 3 edicionet e fundit, Shqipëria shkruan sërish historinë, shkon në Playoff për Kupën e Botës duke u renditur në vendin e dytë.
Pas pushimit gjithçka filloi në shenjën e Shqipërisë që mund të zhbllokonte me Hoxhën por ai u bllokua nga Llovera në 47’.

Katër minuta më pas Broja kaloi në fundore dhe pasimi i tij devijohet te Asllani, gjuajtjen e të cilit e grushton portieri Ruiz.
Në 56’ pas kartonit të verdhë, Ajeti spastron krosimin nga e djathta duke larguar një rrezik që mund të na dëmtonte.
6’ më pas Asllani shkon në fundore nga e majta por krosin e tij e ndaloi sërish Ruiz.
Pas zhbllokimit të rezultatit, rastet nuk munguan dhe Manaj me Bajramin mund të dyfishonin nëse do të tregonin më shumë kujdes në konkluzionet e tyre.
…
Zhbllokohet sfida në “Estadi FAF” në Encamp ku Shqipëria kalon avantazh ndaj vendasve me Kristjan Asllanin.

Ishte një kalim i shpejtë i Uzunit nga e djathta që pasoi te Asllani që në 67′ nuk zhgënjen.
…
Asnjë ndryshim nga Sylvinho në startin e pjesës së dytë. Kuqezinjtë janë ende në kërkim të golit të avantazhit.
…
Andorra konfirmohet një kundërshtar i vështirë për kuqezinjtë që nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola në pjesën e parë.
Gjuajtja e vetme në kuadrat erdhi në kohën shtesë kur Gjimshiti shfrytëzoi mirë krosimin nga këndi për të goditur traversën.

Deri në atë moment asnjë gjuajtje në katërkëndësh dhe raste të humbura nga Manaj dhe Asllani.
Shehu tregon edhe një herë se është një Leader në mesfushë, por i vetëm është shumë pak ndërsa zhgënjeu edhe Arbër Hoxha në krahun e majtë.
45’ për tu harruar për Brojën që nuk u shfaq në asnjë moment në manovrën e kuqezinjve.
Gr. K pas 45′
1 – Angli 21 pikë
2 – SHQIPERI 12
3 – Serbi 10
4 – Letonia 5
5 – Andorra 2
…
– Ka filluar në “Estadi FAF” në Encamp, eleminatorja mes Andorrês dhe Shqipërisê, e vlefshme për Gr. K në zonën evropiane.
…
– Trainerët Alvarez dhe Sylvinho kanë zyrtarizuar formacionet me të cilët do të zbresin në fushë për eleminatoren mes tyre në “Estadi FAF” në Encamp:

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


