Gazeta Si – Në Spanjë kanë nisur të bëjnë gati listën me emrat e zëvendësuesve të mundshëm të Karlo Ançelotit në stolin e Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Nuk është më mister që trajneri italian mund të largohet nga Spanja.
Muajt e fundit është folur shumë për emërimin e tij në krye të Brazilit. Jo rastësisht Seleçao ka marrë një trajner të përkohshëm, në pritje pikërisht të Ançelotit. Dhe në Madrid po qarkullojnë emrat e kandidaturave të para, mes trajnerëve të rinj, eksperëtve dhe ‘outsider’-ave.

E përditshmja “El mondo deportivo” ka përpiluar një listë, në krye të së cilës është një nga ish-lojtarët e lavdishëm të Realit, Raul Gozanlez, aktualisht trajner i Kastila. Deri tani ai ka stërvitur vetëm filialin e ‘Los blancos’.
Një emër tjetër që qarkullon është ai i argjentinasit Mauricio Poketino, aktualisht pa skuadër. Nuk përjashtohet as gjermani Tomas Tuhel, me një palmeres suksesesh me Borusia Dortmund, PSG dhe Çelsi. Ksabi Alonso, Oliver Glasner dhe Aberloa janë kandidatë të tjerë. Pastaj janë edhe Zinedin Zidan dhe Zhoze Mourinjo, dy ish-trajnerë të Realit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




