Futboll

Ançeloti lë Realin, nga 2024 do të jetë trajneri i Brazilit

Karlo Ançeloti do të jetë trajneri i ri i Brazilit dhe lajmi tashmë është konfirmuar zyrtarisht edhe nga presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigez.

Ançeloti do ta marrë drejtimin e “seleçao” duke nisur nga vera e vitit 2024, në kohën kur i përfundon kontrata me klubin e Realit. Ai do të drejtojë skuadrën fillimisht në Kupën e Amerikës.

Ançelotit i përfundon kontrata me Realin në fund të sezonit të ardhshëm dhe palët nuk do të vazhdojnë më bashkëpunimin ndërkohë që lajmi për largimin nga Reali ishte diskutuar prej kohësh por vetëm tani ka ardhur zyrtarizimi nga presidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë