Politike

Analiza në terren, Rama mbledh drejtuesit e qarqeve, i pranishëm edhe Veliaj

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi të premten në selinë rozë drejtuesit e qarqeve. Në fokus të takimit ishte procesi i rienergjizimit të Partisë Socialiste, ku merr pjesë edhe Erion Veliaj si drejtues për Tiranën.

Drejtuesit politikë të qarqeve bëjë një analizë të punës në terren, si raportuan mbi objektivat e vendosura nga Rama për 50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin e qershorit.

Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.

Ky takim vjen ndërsa PS do t’i nënshtrohet një procesi për zgjedhjen e krerëve të degëve, ndërsa më 12 maj zgjidhen delegatët. Ndërsa në qershor mblidhet Kongresi i PS, organi më i lartë vendimmarrës në parti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë