Futboll

Amir Rrahmani, faktor kyç në Napolin ‘kozmik’ të këtij sezoni

Gazeta Si – Napoli i këtoj sezoni po i mahnit të gjithë dhe nuk ka vonuar për t’i vënë epitete të ndryshme skuadrës së Spaletit. Pas fitores tenistike në shtëpinë e Ajaksit në Champions, kjo skuadër është quajtur ‘hyjnore’ dhe ‘kozmike’.

Përveç yllit të ri Kvaratshkhelia, te Napoli ka rënë në sy loja shumë e mirë e disa titullarëve, ku bën pjesë edhe mbrojtësi Amir Rrahmani. Me ikjen e Kulibali u mendua se Spaleti do të vuante në mbrojtje, por kosovari dhe koreani Kim kanë qenë një digë e vërtetë.

Napoli feston nje nga golat ndaj Ajaksit ne Champions. Gazeta Si, 6 tetor 2022

Rrahmani, një profesionist i vërtetë, është pa frikë një nga kolonat kryesore të këtij Napoli. Kapiteni i Kosovës nga sezoni në sezon ka treguar rritje në Serinë A. Gjithçka falë punës dhe këmbënguljes për ish-lojtarin e Partizanit.

Labotka, Anguisa dhe Di Lorenco janë lojtarët e tjerë që e kanë rritur ndjeshëm nivelin dhe e kanë bërë Napolin një makineri që funksinon në mënyrë perfekte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë