Futboll

Amir Rrahmani dëmtohet në momentin më të mirë, kthehet në 2023-shin

Gazeta Si – Mbrojtësi i Napolit dhe Kosovës, Amir Rrahmani, e ka mbyllur vitin 2022 për shkak dëmtimi. Një goditje për të dhe skuadrën, pasi shtatlarti po kalonte momentin më të mirë të karrierës.

Napoli, sipas shtypit italian, do të bëjë pa kosovarin deri në rifillimin e kampionatit pas Botërorit. Rrahmani, me shumë gjasa, do të kthehet më 4 janar kundër Interit.

Rrahmani ne dyluftim me Aubamejang. Gazeta Si, 11 tetor 2022

Mbrojtësi i qendrës pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes së fundit me Kremonezen. Aiu nënshtrua kontrolleve të specializuara dhe rezultoi se ka dëmtuar tendinën e kofshës së majtë. Në të tilla raste, koha e rikuperimit llogaritet nga 30 në 50 ditë. Megjithatë, me siguri Napoli do të shtyjë rikthimin për 2023-shin.

Trajneri Spaleti nuk do ta ketë në dispozicion Rrahmanin jo vetëm në Champions kundër Ajaksit, por edhe për ndeshjet e tjera të tetorit dhe nëntorit, ato ndaj Bolonjës, Romës, Sasuolos, Atalantës, Empolit dhe Udinezes në kampionat.

Në krah të Kim në qendër të mbrojtjes do të ketë hapësirë për njërin mes Ostigard dhe Juan Jesus, me brazilianin në avantazh për momentin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë