Futboll

Amir Abrashi rinovon me Grasshopersin deri në 2024-ën

Gazeta Si – Amir Abrashi do të vazhdojë të luajë për Grasshopersin deri në vitin 2024. Mesfushori i Kombëtares firmosi sot rinovimin me skuadrën zvicerane, që ka besim të ‘veterani’ shqiptar.

Futbollisti 32-vjeçar ka kryer formalitetin e firmës dhe është shprehur shumë i lumtur për faktin që do të vazhdojë të luajë për Grasshopersin. Abrashi ka luajtur për shumë vite në Gjermani me Frajburgun, ndërsa tani, në fundin e karrierës, mban veshur fanellën e Grasshopersit.

Amir Abrashi firmos kontraten e re. Gazeta Si, 23 janar 2023

Abrashi është një nga pikat kyçe edhe të Kombëtares, një nga titullarët me më shumë eksperiencë. Ai gjithmonë është vlerësuar për shpirtin luftarak që shfaq në fushë, duke karikuar edhe lojtarët e tjerë. Me mungesën e Bares ai bëhet edhe më i rëndësishëm për kuqezinjtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë