Para

AMF, plan për të luftuar paratë e pista

Nga Gazeta 'SI' - Lufta kundër pastrimit të parave është kthyer në një ndër objektivat kryesore të autoriteteve në vend, pas alertit se fenomeni është përhapur në shumicën e institucioneve.

Së fundmi, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, AMF, ka parashtruar planin e vet kundër pastrimit të parave, duke nisur nga mbyllja e boshllëqeve ligjore.

Një pikë kyçe e strategjisë është dhe monitorimi i kontabilistëve, audituesëve, ndërmjetësve imobiliarë, shoqërive të ndërtimit etj.

AMF propozon që organet ligjzbatuese dhe ato të inteligjencës, të kenë akses në regjistrat e të dhënave dhe të ketë një sistem efektiv të dhënash për rastet e PP. Të rriten masat sekuestro për asetet kriminale dhe të shtohen kontrollet kufitare për paratë cash apo sendet me vlerë.

AMF thekson se veprat penale kryesore të gjenerimit të fondeve për skemat e PP në vendin tonë, janë aktivitetet e trafikimit të lëndëve narkotike, vepra penale të kryera në formën e krimit të organizuar, krimet tatimore, korrupsioni, mashtrimi (duke përfshirë mashtrimin kompjuterik).

Sektorët ekonomikë më të ndjeshëm ndaj aktivitetit të PP janë: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, Tregtia, Sektori i Shërbimeve Telematike (Call Center)10, Konsulenca në fushën ekonomike dhe ligjore

Pak ditë më parë, edhe SPAK i shpalli "luftë" pastrimit të parave. Në strategjinë 2024-2030, thuhet se qeveria do të përdorë sistemet teknologjike për të rritur masat kundër pastrimit të parave nëpër biznese dhe institucione.

AI do të përdoret për analizimin e të dhënave dhe parashikohet të ngrihen sisteme digjitale të menaxhimit të gjurmimit të çështjeve kundër PP.

Në raportin e SPAK përmendet dhe teknologjia do të përdoret edhe për vlerësimin e rrezikut të pastrimit të parave nga përdorimi i mjeteve virtuale dhe teknologjive të reja. Ky rrezik është vërtetuar të jetë prezent në mjedisin shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë