Politike

Amerika uron shqiptarët për 113-vjetorin e Pavarësisë

Nga Gazeta ‘Si’- Sekretari amerikan i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, uroi shqiptarët për 28 Nëntorin dhe theksoi partneritetin e fortë midis Tiranës dhe Uashingtonit.

Ai vuri në pah përkushtimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë, si dhe rolin e Shqipërisë në NATO, themeli i mbrojtjes së përbashkët.

Rubio përgëzoi investimet e Shqipërisë në sigurinë kolektive dhe bashkëpunimin me forcat shqiptare të rendit në luftën kundër grupeve kriminale transnacionale, trafikut të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Ai përmendi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë kibernetike dhe përparimet e rëndësishme të vendit në këtë fushë.
Në përvjetorin e pavarësisë, SHBA shpreh gatishmërinë për të zgjeruar më tej bashkëpunimin në siguri, ekonomi dhe miqësi të përhershme me Shqipërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë