Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim thotë se është takuar me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kim bën me dije se në këtë takim është diskutuar në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Ambasadorja thekson se ka marrë konfirmimin nga Veliu se oficerët e policisë do të jenë profesionistë në zbatimin e ligjit para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.
“U takova me Drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Ardi Veliu më konfirmoi detyrën e oficerëve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, shkruan Yuri Kim.
Met with @PoliciaeShtetit General Director Ardi Veliu to discuss preparations for 4/25 elections. GD Veliu confirmed the duty of police officers to be professional & impartial in enforcing the law & maintaining public order before, during & after the elections.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 19, 2021
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




