Nga Gazeta ‘Si’-“Samiti i NATO-s në Uashington e bëri të qartë se vendet aleate kanë marrë rrugën e përgatitjes për luftë”.
Kështu deklaroi ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov, duke shtuar se vendet anëtare të Aleancës po mobilizojnë burimet maksimale ushtarake për të ruajtur hegjemoninë e tyre në rënie.
Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Antonov pretendon se SHBA nuk dëshiron të kërkojë kompromise dhe do që Rusia të pranojë me butësi lëvizjen e makinës ushtarake të NATO-s drejt Lindjes.
NATO vulos dy garanci të forta për Ukrainën në samitin e saj në Uashington: Rrugën e pakthyeshme tashmë për anëtarësimin në aleancë dhe më shumë ndihma ushtarake e financiare.
40 miliardë euro do të shkojnë në ndihmë të Kievit deri në vitin e ardhshëm, përfshirë këtu avionët e luftës F-16 dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.
Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte përgatitja e ushtrive të NATO-s për përballje të mundshme me armiqtë, mes tyre, Rusia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




