Kosova

Ambasadori rus në kufirin Kosovë – Serbi: Fajin për tensionet e ka Prishtina

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ngritur sot alarmin mbi prezencën e ambasadorit të Rusisë në Beograd, në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, në mesin e tensioneve.

Çitaku pyet në Twitter se pse ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko bashkë me ministrin serb të Mbrojtjes shkuan atje.

“Çfarë po bën ambasadori rus në Beograd duke patrulluar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Pse është atje me ministrin serb të Mbrojtjes?”, ka shkruar ajo.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanovic, i shoqëruar nga shefi i shtabit të oërgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, vizituan njësitë serbe në Rashkë, në afërsi të kufirin në Jarinjë.

Kharchenko ka shprehur mbështetjen e Rusisë për pozicionin e Beogradit, teksa thotë se kjo situatë po shihet si shqetësuese në Moskë.

“Në Moskë, kjo situatë është shqetësuese,” tha ambasadori rus.

Botsan Kharchenko shtoi se presidenti i Serbisë, në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, formuloi rrugën përmes hapave që do të zgjidhnin situatën dhe që do të zhvillonin normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, të cilat i mbështeten nga Rusia.

Ambasadori theksoi se përgjegjësia për situatën bie mbi institucionet e Kosovës dhe se sipas tij “grumbullimi i forcave në vendkalime është një shkelje dhe mos përmbushje e marrëveshjeve të nënshkruara më herët”.

Ai gjithashtu theksoi se “ekziston një qëndrim i çuditshëm por i dëmshëm i partnerëve perëndimorë dhe Shteteve të Bashkuara që mbyllin sytë ndaj situatës, dhe arsyeja për këtë janë standardet e vjetra të dyfishta, dhe tani ne shohim, siç tha ai, standarde të shumta , me Prishtinën dhe Beogradi po bën thirrje për përmbajtje dhe de-përshkallëzim”.

“Në të njëjtën kohë, ‘asnjë provokim nuk po bëhet nga pala serbe’ dhe sjellja e Beogradit është e përmbajtur,” vuri në dukje zyrtari rus.

Bocan Kharchenko theskoi se Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është aktualisht në Nju Jork dhe sdo të përdorë pozicionin e tij dhe pozicionin e Rusisë në OKB për të qetësuar situatën në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë