Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka mirëpritur sot formimin e qeverisë së re të Kosovës, me në krye Albin Kurtin.
Pas votimit të kabintetit “Kurti” me 89 vota pro në Kuvend, kryediplomati i Uashingtonin në Prishtinë thotë se SHBA do të bashkëpunojë me të gjithë aktorët politik për të ndihmuar Kosovën.
“Urime për formimin e qeverisë së re. Mezi po pres të punojmë me të gjitha institucionet, partitë dhe shoqërinë civile të Kosovës për të forcuar drejtësinë, prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovën të forcojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj”, shkruan Kosnet.
Kurti nga ana tjetër thotë se nga sot fillon një kapitull i ri për Kosovën.
“Me krijimin e qeverisë po plotësojmë edhe vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit. Sot, nuk ka fituar Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, sot kanë fituar qytetarët e Kosovës. Unë zotohem se do të angazhohem maksimalisht për të mirën e gjithë qytetarëve. Sot fillon rruga jonë e punës së madhe dhe të palodhshme. Sot mbaron rruga e vjetër e klientelizmit dhe e pabarazisë. Nga sot ka një lidership te ri që do të kujdeset për shtetin. Sot fillon edhe një kapitull i ri për politiken e jashtme”, tha Kurti pas zgjedhjes së tij kryeministër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




