Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Tiranë është Nicholas Abbot. Në mesazhin e tij të parë, Abbott flet për një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Ne kemi një themel të fortë, kësisoj le të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme se bashku. Ide më të mëdha, lidhje më të forta, të ardhme më të ndritur. Një partneritet i vërtet. Ky është misioni ynë dhe jam I nderuar që do ta drejtoj këtë” është shprehur ai në një mesazh që ka ndarë në rrjetet sociale. Ndërkohë në Shtator do të festohet edhe Java Britanike që sipas ambasadorit është një mundësi e mirë për të përjetuar diçka nga kultura britanike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.