Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh në konferencën e organizuar nga Ministria e Brendshme se Shqipëria mbetet një zonë me rrezik sa i përket financimit të terrorizimit dhe pastrimit të parave.
"Të krijojmë një vend më të sigurt. Vlerësimi i rrezikut për financim të terrorizimit dhe pastrim parash, Shqipërinë e identifikon si zonë me rrezik të lartë Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon shumë bashkëpunim nga të gjithë aktorët. Në luftën kundër emigracionit të paligjshëm do ju përgëzoja. Mbetet kyç zbatimi i ligjeve, e mbështesim Shqipërinë me fonde dhe specialistë. Kërkoj një koordinim të asistencës së donatorëve", u shpreh ambasadori i BE-së në Tiranë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.