Politike

Ambasadori i BE-së: SPAK të bëjë punën, reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse, të shmanget kontestimi i zgjedhjeve 2025  

Ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato, përcolli dy mesazhe për mediat nga qyteti i Shkodrës.

“Ne nuk flasim për hetime që po zhvillohen, por mund të them se ajo që po ndodh është ajo që ne kemi pritur. Dhe natyrisht se Reforma në Drejtësi e vitit 2016 është duke funksionuar. Ne duhet të lejojmë SPAK të bëjë punën e vet, të krijojmë hapësirën që ta bëjnë këtë. Në të njëjtën kohë mund të them se ndoshta ajo reformë siguron se sistemi gjyqësor është i pavarur, i pavarur nga ndikimi politik.

Dhe problemi që të gjithë e dimë që është pengesa kryesore, e Shqipërisë në rrugën drejt BE e ky është korrupsioni. Mendoj se është sinjal i mirë, unë besoj dhe shpresoj se SPAK do bëjë punën e tij”, tha ambasadori.

Më tej, Gonzato foli dhe për Reformën Zgjedhore, duke thënë se duhet të ndiqen rekomandimet e OSBE. Ai theksoi se shpreson që partitë do të gjejnë rrugën në përgjigje të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.

Sipas ambasadorit, zgjedhjet e ardhshme duhet të shmangin një rezultat elektoral, i cili mund të kontestohet.

“Kjo është diçka që më ka shqetësuar që në fillim, kur erdha në Shqipëri dhjetorin e kaluar. Dhe unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim, bazuar edhe në dokumentin zyrtar tonin, është e rëndësishme të ndjekin rekomandimet e OSBE dhe të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Kam shpresuar se kontaktet me partitë e ndryshme do jepnin rezultat. Gjithashtu, tani di se janë edhe disa çështje të tjera që duhen adresuar, që është vendimi i Kushtetueses, i cili duhet parë sërish

Ende shpresoj që partitë do të gjejnë rrugën, në përgjigje të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë. Dhe të sigurojnë se zgjedhjet e ardhshme të bëhen në klimën më të favorshme të mundshme. Ne duam të shmangim një rezultat elektoral, i cili ndoshta kontestohet”, tha ai.

“Duam që zgjedhjet të bëhen në mënyrën e duhur, që sjell stabilitet që Shqipërisë i duhet në rrugën drejt BE-së. Këto janë kohë vendimtare ku negociatat me BE shkojnë në një fazë të caktuar dhe ne na nevojitet kapacitet administrativ, dhe vendosmëri politike për integrimin europian”, u shpreh ambasadori i BE-së në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë