Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama pati sot një takim me ambasadorin britanik, Alastair King-Smith.
Pas takimit, Ambasada Britanike në Tiranë ka bërë një postim në rrjetet sociale në lidhje me këtë takim, ku shkruan se është diskutuar për partneritetin mes dy vendeve dhe emigracionin e paligjshëm.
“Ata diskutuan mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Reformën e Drejtësisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar. Ata ranë gjithashtu dakord të vlerësojnë zgjerimin e partneritetit tregtar, si edhe në fushën e Mbrojtjes”, – shkruhet në postimin e Ambasadës britanike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




