Kosova

Ambasadorët e BE dhe SHBA vizitojnë kazermat e ushtrisë në jug të Serbisë

Nga Gazeta ‘Si’-Pas tensioneve të shtuara në javët e fundit, në lidhje me sulmin terroristë në Banjskë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill dhe ai i Bashkimit Europian, Emanuele Giaufret zhvilluan një vizitë në dy baza ushtarake të Serbisë në jug të vendit.

Sipas burimeve, vizita e dy diplomatëve, vjen disa ditë pas ultimatumit të Perëndimit,  ndaj Beogradit për të tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën

Të pranishëm në këtë takim, ishin dhe ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Millan Mojsilloviç.

Disa media në Serbi raportuan se diplomati amerikan zbarkoi në helikopterin e ushtrisë serbe në kazermën “Stefan Nemanja” në Rashkë dhe e vizitoi kazermën “Rifat Burxheviç Trsho” në Novi Pazar.

Të dyja kazermat ndodhen afër kufirit të Serbisë dhe Kosovës.

“Gjatë vizitës ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së patën mundësinë të sigurohen që njësitet e Forcave të Armatosura të Serbisë në atë zonë kryejnë vetëm detyrat e tyre të rregullta”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë