Ne rrjet

Ambasada e SHBA-ve, urojnë Konjufcën, kërkojnë formimin e qeverisë

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Glauk Konjufcës, Kryetar të Kuvendit. Përmes një njoftimi, ambasada e amerikane i kërkon liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Isa Musafa që të punojnë që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re.
“Ambasada e SHBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Kuvendit. Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë qeverinë e re, e cila duhet të angazhohet për të përmbushur premtimet e dhëna për votuesit. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosporitetin”, thuhet në reagimin e ambasadës.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/3983475018345290


Ndërkombëtarëtarët kanë kohë që kanë apeluar për krijim sa më të shpejtë të institucioneve në vend, derisa, kanë pasur edhe disa takime konsultative te dy partitë LVV – LDK, që po negociojnë për koalicion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë