Gazeta Si – I Ngarkuari me Punë në Tiranë, David Wisner, u takua me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, prokurorët dhe hetuesit e NBI-së.
Lajmin e bëri me dije ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi.
Në postimin në rrjetet sociale, thuhet se puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm.
Ambasada e SHBA-së thotë se Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se kjo strukturë ka mbështetjen e plotë të SHBA për të kryer misionin në emër të popullit shqiptar.
“SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Ëisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Ëisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar”, shkruan Ambasada e SHBA-së.
Më herët këtë të enjte, kreu i SPAK Altin Dumani bisedoi me gazetarët rreth shumë çështjeve të nxehta në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.