Politike

Ambasada e SHBA-ve: Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë

Ambasada e SHBA-ve ka kërkuar sot, të premten që të vazhdohet me Reformën në Drejtësi.

Ambasada u shpreh se do të vijojë mbështetjen ndaj Reformës në Drejtësi, duke kuptuar zgjedhjen e anëtarit të pestë të Gjykatës Kushtetuese.

“Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por është duke ecur përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë. Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin me forcë dëshirën e popullit shqiptar për një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe tërësisht funksional”, citon ambasada e SHBA-ve në llogarinë e saj në Facebook.

Sipas saj, “ falë bashkëpunimit midis KED, Presidencës dhe Parlamentit, Shqipëria është vetëm një gjykatës larg nga një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Veprimet e tyre u përgjigjen opinionit të Komisionit të Venecias, kërkesave për pranimin në Bashkimin Europian dhe  më e rëndësishmja ; kërkesës së popullit shqiptar. Le të ecim përpara hap pas hapi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë