Ka ndodhur

Ambasada e SHBA: Mos bini pre e mashtrimeve, DASH nuk kërkon para për marrjen e vizave

Ambasada amerikane në Shqipëri, njofton qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve për marrje të vizës në këmbim të parave.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Ambasada ka shkruar se vazhdimisht ka kontakte nga individë që kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve.


“Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.
Më tej theksohet se mashtrimet ndodhin përmes faqeve interneti dhe emaile të rreme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë