Nga Gazeta ‘Si’- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u bëri thirrje sot të gjithë qytetarëve që duan të aplikojnë për vizë për të udhëtuar drejt SHBA, të shmangin mashtrimet për plotësimin e aplikimit.
“Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, jo të të japin këshilla të mira”, thuhet në një njoftim në rrjetet sociale të Ambasadës.
Ambasada informoi se nëse ata e plotësojnë aplikimin e qytetarit gabim, ose me informacion të rremë, do të jetë qytetari ai që do të jetë përgjegjës.
“Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet. Kurse paratë dhe shmang mashtrimet. Ne ofrojmë informacion falas se si të plotësosh vetë aplikimin tënd”, citohet njoftimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.