Teknologji dhe Inovacion

Amazon zgjeron sistemin e dërgesave me dron

Disa klientë të Amazon së shpejti do të marrin paketat e tyre me dron, jo me postier.

Zëdhënës të Amazon thanë të hënën se këtë vit do të fillojnë të bëjnë dërgesat e Prime Air përmes dronit, në Kaliforni, ku klientëve do t’u lëshohen paketat në oborret e shtëpisë.

Klientët do të bëjnë blerje si zakonisht dhe një dron do të fluturojë në adresën e caktuar. Pajisja do të ulet në oborrin e shtëpisë së klientit, do të rri pezull, do të lëshojë paketën dhe do të fluturojë përsëri lart.

Amazon thotë se dronët e saj kanë një “sistem shqisash dhe shmangieje” që i ndihmon ata të dallojnë objekte të palëvizshme dhe në lëvizje për të shmangur përplasjen me njerëzit, kafshët shtëpiake, avionët e tjerë dhe pengesa të tjera. Kur zbresin në shtëpinë e një klienti, sigurohen që zona përreth të jetë bosh për ulje.

Amazon fillimisht njoftoi planet për projektin e dërgesave me dron në vitin 2013. Jeff Bezos asokohe deklaroi se dronët do të bëjnë dërgesën për më pak se 30 minuta.

Deri tani janë zgjedhur 1300 klientë për dërgesat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë