Zgjidhja më efikase për luftën kundër falsifikimit online të rrobave, orëve dhe aparateve elektronikë? Të heqësh dorë së luftuari vetë. Ose më mirë, tia delegosh brandeve.
Amazon –gjigandi online i e-commerce –ka zyrtarizuar “Projektin Zero”, që do të thotë një program i cili ka për qëllim të ofrojë një seri instrumentesh drejtpërdrejt tek brandet dhe prodhuesit, për tju lejuar atyre vetë që të heqin në kohë reale, ato produkte që imitojnë origjinalet, që janë të falsifikuar dhe gjenden në ”vitrinën” virtuale të portalit të madh të e-commerce.
Ndryshe nga ç’ka ndodhur deri më tani, (në fakt, procedura standarde përfshin raportimin e ndihmës së Amazon, hapjen e dosjes me verifikim dhe, më në fund, heqjen), heqja e produkteve false nga katalogu, mund të ndodhë menjëherë. Natyrisht, shitësit mund të ankohen ndaj vendimeve për heqjen e produkteve të tyre pranë markave dhe Amazon do të monitorojë iniciativën. Përfaqësues të Amazon, shpjegojnë se nuk do të tolerohet asnjë lloj abuzimi, do të ketë dënim me dëbim nga programi.
Sistemi i ri mbështetet në tre instrumente: mbrotjet automatike, heqjen dhe serializimin e produkteve.
Mbrojtjet automatike
Mbrojtjet automatike – të mbështetura në një mekanizëm kompleks të kaminave machine learning e algoritmeve – hetojnë vazhdimisht dyqanet online e heqin në mënyrë proaktive falsifikimet e dyshuara. “Markat – shpjegojnë përfaqësues të Amazon, përmes një njoftimi– sigurojnë logot e tyre, markat tregtare dhe të dhëna të tjera kyçe që lidhen me markën e tyre. Ne analizojmë çdo ditë më shumë se 5 miliardë lista produktesh në kërkim të falsifikimeve të dyshuara. I kemi testuar këto mbrojtje automatike me një numër markash e mesatarisht, mbrojtjet tona automatike bllokojnë në mënyrë proaktive deri në 100 herë më shumë produkte që dyshohet të jenë të falsifikuar krahasuar me ato që heqin në mënyrë reaktive në bazë të raporteve të markave”.
Vetshërbim për heqjen e produkteve false
Markat nuk duhet të kontaktojnë më Amazon për të hequr një sërë produktesh të falsifikuar. Mund ta bëjnë me një instrument ad hoc të ofruar nga Amazon që do t’ju mundësojë atyre, për të parën herë, të kontrollojnë dhe të heqin në mënyrë të drejtpërdrejtë produktet e hedhura në platformë nga dyqanet. Operacionet e heqjes automatikisht do të sigurojnë informacione edhe për mbrojtje automatike, të cilat pastaj do të fitojnë “know how” për të shtrënguar më tej rrjetat në të njëjtat produkte që duhet të shfaqen përsëri në të ardhmen në katalog.
Serializimi i produktit
Shumë shpejti, secilit produkt do t’i jepet një kod unik (për çdo njësi të prodhuar) që do të lejojë Amazon të skanojë atë dhe të konfirmojë origjinalitetin e tij.
Kompania e Jeff Bezos deri më tani ka kryer një eksperiment prej disa muajsh me 15 marka, por përmes blogut të tij ka ftuar kompani të tjera që të vendosin veten në “listën e pritjes” që tashmë është duke u formuar për të përfituar nga mundësia e re. Fenomeni i falsifikimit në Amazon ka qenë duke u zvarritur për vite: në vitin 2016, një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara zbuloi se 9 nga 10 pajisje të Apple të shitura në SHBA nuk ishin origjinale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.





