Altin Basha shkarkohet nga detyra si drejtor i Teatrit Kombetar. Në vend të tij emërohet Indrit Çobani. Basha, i cili e mori këtë detyrë në dhjetor të vitit 2022 është shkarkuar me vendim të Këshillit të ministrave.
Shkarkimi i tij është njoftuar në një komunikatë nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit:
“Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, Altin Basha. Pas këtij lirimi MEKI do të çelë një proces përzgjedhjeje për drejtues të ri të TK. Ndryshimi synon në përmirësimin e nivelit drejtues dhe të cilësisë së mirëmenaxhimit ekonomiko-financiar dhe administrativ, rritjen e transparencës institucionale dhe sjelljen e një fryme të re komunikimi publik dhe bashkëpunimi ndaj komunitetit artistik e profesional”.
Në komunikatë thuhet edhe emri që do të pasojë Bashën në detyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar. “Me zbardhjen e vendimit, MEKI do të komandojë si drejtues të përkohshëm z Indrit Çobani” mbyll komunikatën Ministria e Ekonomisë , Kulturës dhe Inovacionit.
Indrit Çobani aktualisht është regjisor dhe aktor në Teatrin Kombëtar. Ai ka qenë regjisor i disa spektakleve dhe programeve televizive si Opinion, “6 ditë pa Ermalin”, “Thurje”, Çmimet Kult etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.