Gazeta Si – Në futbollin e sotëm nuk ka shumë durim. Nëse rezultatet nuk janë të mira, një trajner ia lë vendin tjetrit. Dhe kjo është një periudhë e mbushur me ndryshime në stolat e klubeve të njohura europiane, nga Gjermania në Itali e Spanjë.
Ksabi Alonso është trajneri i ri i Bajer Leverkusenit. Ngritja është e madhe, por sfidat nuk kanë qenë kurrë problem për spanjollin. Pas eksepriencës te të rinjtë e Real Madrid dhe 3 viteve te skuadra B e Real Sociedad, Alonso ka marrë drejtimin e ‘aspirinave’.
ℹ️ #Bayer04 und Gerardo #Seoane gehen getrennte Wege. Welt- und Europameister @XabiAlonso wird neuer Cheftrainer der #Werkself.
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) October 5, 2022
Alle Infos 👇https://t.co/afQxgZs8t1
Ish-mesfushori i Liverpulit, Real Madridit dhe Bajernit të Mynihut ka firmosur deri në 2024-ën me Bajer Leverkusen. Ai ka marrë vendin e Gerardo Seoane, i cili i drejtonte gjermanët që prej fillimit të sezonit të kaluar.
Dejan Stankoviç ka marrë zyrtarisht drejtimin e Sampdorias në Itali, pas përvojës me Crvena Zvezdën. Serbi merr vendin e Xhampaolos dhe ka si mision shpëtimin e Sampdorias prej rënies nga kategoria.

Ndryshime edhe në Spanjë. Julian Lopetegui është shkarkuar nga Sevilja, që ka rikthyer argjentinasin Horge Sampaoli. Lopetegui e drejtoi Seviljen edhe në ndeshjen e Championsit ndaj Borusia Dortmund, edhe pse e dinte se ishte shkarkuar. Shtypi spanjoll bën me dije se ai kërkohet tashmë nga Volverhemptoni, që largoi portugezin Bruno Lage.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




