Motosport

Alonso elektrizues, ‘sheiku’ i Sakhirit paralajmëron Hemiltonin dhe Ferrarin

Gazeta Si – Për ‘sheikun’ Alonso, kur Botërori nis në Lindjen e Mesme, shumica e rasteve janë të veçanta. Jo vetëm për formatin “by night”, me të cilin Botërori shmang temperaturat e larta lokale.

I treti në startin e sezonit në Bahrejn, me një Aston Martin elektrisues, spanjolli ka bërë mirë edhe me Alpine në edicionin e 2 viteve më parë në Katar. Në atë kohë mbylli podin e kryesuar nga Ljuis Hemilton.

Në Sakhir piloti 41-vjeçar, dy herë kampion bote, u stolis me vendin e 3-të, pas dy makina Red Bull. Një fundjavë ëndrrash, një performancë në rritje, e ‘kopsitur’ në mënyrë domethënëse me një parakalim të dyfishtë ndaj Hemilton dhe Sainz, Mercedesit dhe Ferrarit.

Alonso gjatë një parakalimi në garën e Bahrejnit. Gazeta Si, 7 mars 2023

E kaluara që kthehet, me sfumatura të ndryshme për një “highlander” që nuk njeh rënie motivimi prej më shumë se dy dhjetëvjeçarësh. Kur rrethanat e kanë larguar nga niveli maksimal, ai vetëm sa ka shkuar dhe është karikuar në Le Mansh, në shkretëtirat e “Dakar” dhe në Indianapolis.

Hemilton prapa në kalimin e 39-të, 7 xhiro përpjekje për të kaluar edhe Ferrarin e Sainz. E meritoi plotësisht podin në Sakhir, duke lënë pas të kaluarën. Në fillim Hemiltonin dhe hidhërimi i një 2007-e me targën MekLaren, pastaj në timonin e Ferrarit dhe debutimi në 2010-ën pikërisht në Bahrejn, para shokut të skuadrës Felipe Masa.

Ku mund të shkojë Alonso, pas efektit të Sakhirit? E vështirë të japësh një përgjigje pas 300 kilometrave të para të garës. Nëse indicjet janë ato të Bahrejnit, Alonso, Aston Martin dhe ndoshta Stroll kanë shanse të mira të përjetojnë momente lumturie përpara Ferrarit dhe Mercedesit. Vendi i 4-t për konstruktorët është një objektiv i kapshëm për Aston Martin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë