Gazeta Si – Steph Curry ishte lojtari më i mirë në ndeshjen e yjeve, ku fitoi trofeun ‘Kobe Bryant’ si lojtari më i mirë në fushë. Goditjen finale e dha James, me një gjuajtje alla Michael Jordan. Skuadra e James mundi atë të Durant, ku shkëlqeu Embiid me 36 pikë.
Duhej diçka historike për përvjetorin e 75-të të All Star Game, ku NBA-ja ka nderuar legjendat e saj. Për këtë mendoi Steph Curry, ‘mvp’ i një ndeshjeje, ku shënoi 50 pikë, vendosi rekordin e 16 trepikshave dhe u bë fituesi i parë i trofeut ‘Kobe Bryant’, me të cilin vlerësohet më i miri në ndeshjen e yjeve.
Curry luajti një ndeshje të jashtëzakonshme, ku çdo gjuajtje nga larg dukej e destinuar të përfundonte në kosh. Për herë të parë në karrierë ai fitoi çmimin e më të mirit të All Star Game. Skuadra e LeBron fitoi 163-160 ndaj asaj të Durant dhe pikët finale u shënuan nga ‘King James’, me një gjuajtje të tipit Michael Jordan. Në All Star Game të legjendave, të urës mes të tashmes dhe të ardhmes, nuk mund të kishte një fund më të bukur.
Të thirrur në parket një nga një dhe të ndarë sipas roleve, legjendat që përbënin skuadrën e 75-vjetorit të NBA-së u bashkuan në qendër të fushës. Michael Jordan dhe LeBron James u duartrokitën më shumë nga publiku i Cleveland. Mungonin mes të tjerëve Larry Bird dhe Bill Russell, që dërguan një video-mesazh. Mungonte Kobe Bryant dhe yje të tjerë të kësaj liste historike, që nuk janë më. NBA ka festuar historinë e saj, që e ka bërë më popullore në gjithë botën.
Skuadra LeBron: Curry 50 pikë (1/3 për dy, 16/27 për tre), Antetokounmpo 30, James 24. Ribaunde: Antetokounmpo 12. Asiste: James 8, Jokiç 8.
Skuadra Durant: Embiid 36 pikë (9/12, 5/8, 3/3 tl), Booker 20, Ball 18. Ribaunde: Embiid 10. Asiste: Young 10.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



