Mbrëmja magjike e All Star Game në NBA nuk do të jetë më një përballje mes dy Konferencave, por një sfidë mes ekipeve të përzgjedhura nga dy basketbollistët më të votuar.
Më 7 mars, në Atlanta do të zhvillohet sfida e skuadrës së LeBron James dhe asaj të Kevin Durant, dy më të votuarit në Konferencat përkatëse. Dy lojtarët kanë bërë zgjedhjet e tyre, në bazë të një liste me 30 emrash, ku ishin basketbollistët e tjerë më të votuar.
Ajo që bie në sy është se LeBron ka bërë si zgjedhjen e parë rivalin e vjetshëm në këtë sfidë, Giannis Antetokounmpo. Kjo do të jetë hera e parë që ata të dy do të luajnë në një ekip. Në skuadrën e Lebron James është edhe Curry, Doncic dhe Jokic.
Në kahun tjetër, Durant do të jetë i pranishëm në stadium, por s’do të luajë, pasi është i dëmtuar. Do të luajnë basketbollistët e tjerë të shquar, si Harden, Embiid, Irwing dhe Leonard.

Skuadrat do të udhëhiqen nga trajnerët e dy skuadrave që kryesojnë Konferencat përkatëse në këtë moment të kampionatit, pra tekniku i Utah Jazz do të drejtojë skuadra e James dhe ai i Philadelphias ekipin e Durant.
SKUADRA E LEBRON JAMES
LeBron James (Lakers), Giannis Antetokounmpo (Milwaukee), Stephen Curry (Golden State), Luka Doncic (Dallas), Nikola Jokic (Denver)
Rezerva: Damian Lillard (Portland), Ben Simmons (Philadelphia), Chris Paul (Phoenix), Jaylen Brown (Boston), Paul George (Clippers), Domantas Sabonis (Indiana), Rudy Gobert (Utah)
Trajner: Quin Snyder (Utah Jazz).
SKUADRA E KEVIN DURANT
Kyrie Irving (Brooklyn), Joel Embiid (Philadelphia), Kawhi Leonard (Clippers), Bradley Beal (Washington), Jayson Tatum (Boston).
Rezerva: James Harden (Brooklyn), Devin Booker (Phoenix), Zion Williamson (New Orleans), Zach LaVine (Chicago), Julius Randle (New York), Nikola Vucevic (Orlando), Donovan Mitchell (Utah).
Trajner: Doc Rivers (Philadelphia).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




