Futboll

Alkooli ishte çlirimi im! Rrëfimi tronditës i Runit: Pija derisa më binte të fiktë

Gazeta Si – Ish-sulmuesi i Evertonit, Mançester Junajtid dhe kombëtares angleze, i ftuar në podcast-in e ish-kampionit të regbisë, Rob Barrou, ka treguar se si ‘ngushëllohej’ me alkoolin që i vogël për shkak të presionit të madh.

Uejn Runi ka folur për problemet e tij me alkoolin dhe vështirësitë që ka hasur nga fama e madhe që në moshë të vogël. Trajneri aktual i Birminghemit gjatë intervistës ka rrëfyer disa nga momentet e vështira që ka përjetuar në fillim të karrierës, kur duhej të përballonte një presion të jashtëzakonshëm.

"Isha pak më shumë se 20 vjeç, kthehesha në shtëpi dhe rrija dy ditë pa dalë. Pija derisa gati më binte të fiktë. Alkooli ishte çlirimi im. Nuk doja të rrija me njerëzit, sepse ndihesha në siklet. Nodnjëherë ndihesha sikur kisha zhgënjyer njerëzit dhe nuk dija në çfarë mënyrë tjetër ta përballojë këtë situatë.

Kur nuk pranon ndihmën dhe orientimin e të tjerëve mund të biesh vërtet shumë poshtë. Mua më ka ndodhur për shumë vjet. Për fat tani nuk kam frikë të flas për këto probleme", - është shprehur ish-sulmuesi Runi, një nga futbollistët më të mirë britanikë të viteve të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë