Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në portin e Durrësit, teksa tentuan të fusnin mallra kontrabandë me vlerë 50 mijë euro.
Policia thotë se në pranga kanë rënë Edmond Nikolli, 46 vjeç dhe Shkëlqim Çuni 51 vjeç, banues në Shkodër dhe Lezhë.
Në hyrje të pikës kufitare të portit, brenda autobusit që drejtohej nga dy të arrestuarit, u gjetën, parfume, shishe vere dhe lloje të tjera alkooli, televizorë, çanta e altlete të cilat nuk kishin faturat përkatëse dhe nuk ishin zhdoganuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.