Gazeta Si – Janik Siner është dorëzuar në gjysmëfinalen e ‘Indiqn Wells’ ndaj Karlos Alkaraz. Spanjolli ka fituar 7-6 dhe 6-3 një ndeshje të luftuar në setin e parë, ku bëri edhe ndonjë ‘dhuratë’.
Seti i dytë ishte pa histori, me Alkaraz që dominoi dhe siguroi kalimin në finalen e turneut amerikan. Për të do të jetë finalja e tretë Masters 1000 në karrierë dhe kundër do të ketë rusin Danil Medvedev. Spanjolli ka rastin të kthehet numri 1 në botë, duke ia marrë këtë vend Novak Gjokoviçit.
Në gjysmëfinalen tjetër Medvedev mundi 2-0 Frances Tiafoe, 7-5 dhe 7-6. Një kalim me drithërima në finale për tenistin rus, që ka regjistruar fitoren e 19-të radhazi.
Po ashtu, Medevedev do të luajë finalen e 4-t që nga fillimi i këtij viti. Ai i ka fituar tri të parat në Roterdam, Doha dhe Dubai. Tani kërkon suksesin e radhës, falë formës së jashtëzakonshme që ka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.