Gazeta Si – Karlos Alkaraz kalon në gjysmëfinale të Us Open, humbje dhe pengje për Janik Siner. Italiani ishte vetëm një pikë larg fitores historike në setin e 4-t, që do ta çonte për herë të parë në një gjysmëfinale të një turneu Slam në karrierë. Pastaj u dorëzua para spanjollit, që fitoi 6-3, 6-7, 6-7, 7-5 dhe 6-3.
Ishte një sfidë spektakolare, e mbushur me emocione mes dy premtimeve të tenisit botëror. Pas një beteje që zgjati 5 orë e 18 minuta, ka festuar Alkaraz. Siner u mposht te pjesa më e bukur, duke mos shfrytëzuar një ‘match point’.
Në gjysmëfinale Karlos Alkaraz do të ndeshet me amerikanin Tiafoe, një surprizë e këtij turneu.
— Carlos Alcaraz (@carlosalcaraz) September 8, 2022
Siner arriti të shkonte përpara edhe në setin final, por edhe këtu avantazhi zgjati pak. Italiani ra fizikisht dhe në ‘break’-un e dytë Alkaraz mbylli llogaritë. Në këtë ndeshje u vendos edhe rekordi për orarin më të vonë në historinë e Slam-it amerikan (2.50 e mëngjesit).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.