Gazeta Si – Numri 1 në botë, Karlos Alkaraz, ka konfirmuar formën e mirë në barin e Londrës, duke mundur danezin Olger Rune me rezultatin 7-6, 6-4, 6-4. Në gjysmëfinale do të ndeshet me Medvedev, që fitoi me përmbysje ndaj surprizës Eubanks.
Derbi i 20-vjeçarëve në çerekfinalen e Uimbëlldonit ka folur për Alkaraz, që siguron gjysmëfinalen e parë të këtij turneu në karrierën e tij të re. Spanjolli kaloi pa shumë vështirësi Rune, duke u shfaqur më i qartë dhe më efikas se rivali. Numri 1 në botë nuk zhgënjeu dhe tani e pret Danil Medvedev, i cili rrezikoi shumë ndaj Eubanks. Rusi kaloi pas 5 setesh zbulimin e turneut (6-4, 1-6, 4-6, 7-6, 6-1), pas gati 3 orësh lojë.
When @carlosalcaraz hits it, they stay hit 💥#Wimbledon pic.twitter.com/VCIiKezmG2
— Wimbledon (@Wimbledon) July 12, 2023
Përcaktohen kështu dy gjysmëfinalet e turneut të Uimbëlldonit te meshkujt: Alkaraz (1) kundër Medvedev (3) dhe Siner (8) kundër Gjokoviç (2).
The final four.#Wimbledon pic.twitter.com/gIvTitJaFK
— Wimbledon (@Wimbledon) July 12, 2023
Te femrat ka shkëlqyer Ons Jabeur, numri 6 në botë, që këtë herë mposhti kazaken Elena Ribakina me rezultatin 6-7, 6-4, 6-1. Tenistja tuniziane humbi setin e parë me ‘tiebreak’, por shpërtheu në dy të tjerët me precizion të lartë dhe një ritëm të papërballueshëm për kundërshtaren.
Ka kaluar turin me lehtësi Arina Sabalenka, numri 2 në botë. Ajo eliminoi Medison Kejs me rezultatin 6-2, 6-4, pas një ore e 27 minutash. Përcaktohen kështu dy gjysmëfinalet, që janë Jabeur-Sabalenka dhe Svitolina-Vondrousova.
Only four remain.#Wimbledon pic.twitter.com/nKAE7GsmeP
— Wimbledon (@Wimbledon) July 12, 2023
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.