Gazeta Si – Numri 1 i botës ka mundur pa shumë vështirësi Tejlor Fritz, me rezultatin 6-4 dhe 6-2. Ashtu si në ‘Indian Wells’, spanjolli do të ndeshet me Siner në gjysmëfinale. Fituesi përballet me njërin mes Medvedev dhe Khaçanov.
Your semi-finalists in Miami 🔥
— ATP Tour (@atptour) March 31, 2023
Pick your favourite 👇@MiamiOpen | #MiamiOpen pic.twitter.com/2b0RIPK0Eg
Karlos Alkaraz është kualifikuar për në finalen e turneut të Majemit. Spanjolli likuidoi amerikanin Tejlor Fritz në çerekfinale, me një 6-4, 6-2 neto. Ai ishte impresionues në ndeshjen e shtyrë për shkak të shiut. Alkaraz do të kthehet në fushë 24 orë pas fillimit të ndeshjes me Fritz.
Numri 1 në renditjen botërore ndeshet me italianin Siner në gjysmëfinale, ku niset favorit. Gjysmëfinalja tjetër është e gjitha ruse. Medvedev dhe Khaçanov do të kërkojnë një ‘biletë’ për finalen e Majemit.
Humbja e Fritz ka zyrtarizuar tashmë edhe top-10. Siner ka kaluar amerikanin në renditje dhe nëse arrin të fitojë turneun, do ta shohë veten në vend të 6-të. Aktualisht është në vend të 9-të, por mund të kalohet nga Khaçanov, nëse rusi ngre lart trofeun në fund.
This is Carlos' house! 🏡🎸
— ATP Tour (@atptour) March 31, 2023
10 straight @MiamiOpen wins, @carlosalcaraz remains on the Sunshine Double hunt 6-4, 6-2 over Fritz@MiamiOpen | #MiamiOpen pic.twitter.com/9eaozVQtyW
Alkaraz prenoton kështu sfidën e 6-të në nivel Atp kundër Siner. Ai luajti një ndeshje plot autoritet dhe me nivel të lartë ndaj Fritz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.