Gazeta Si – Jo, kështu jo. Ndeshja e shumëpritur e Roland Garros është mbyllur në mënyrën më të keqe: Karlos Alkaraz është dëmtuar dhe Novak Gjokoviç është kualifikuar për në finale të turneut me rezultatin 6-3, 5-7, 6-1, 6-1. Sfida u mbyll pas 3 orë e 23 minutash.
Ndeshje e ekuilibruar dhe ekstremisht e luftuar në dy setet e para që u mbyllën barazim, 1-1. Më pas Alkaraz u dëmtua, e kapi ngërçi papritur dhe nuk mundi të gjente më kondicionin, duke qëndruar në fushë me shumë për krenari. ‘Nole’ pret fituesin e çiftit Rud-Zverev.
The victory marks @djokernole's fourth consecutive win over a reigning world No.1 and his first against Alcaraz in two tries.#RolandGarros
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 9, 2023
Në fillim presioni u ndje te spanjolli dhe Gjokoviç përfitoi nga gabimet e tij. Alkaraz gaboi shpesh në kthime dhe për serbin u bë më i thjeshtë fitimi i setit të parë 6-3. Në setin e dytë muzika ndryshoi: Alkaraz provoi me goditje të forta dhe të shpejta, duke e bërë kundërshtarin të vraponte më shumë.
Numri 1 në botë i vodhi shërbimin Gjokoviçit në rezultatin 5-3 të setit të dytë. Serbi reagoi, ndërsa forca e spanjollit u duk sërish te 6-5, ku pasi dështoi në 3 ‘set point’-e, ai e mbylli 7-5.
Sliiiiiide 🏃#RolandGarros pic.twitter.com/wasSoNztHa
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 9, 2023
Në setin e 3-të ndodhi ajo që të gjithë nuk do ta dëshironin. Në momentin e 1-1 Alkaraz filloi të ndjente bllokimin e muskujve, fillimisht në dorë e pastaj në pulpë. La një ‘break’ për të pasur ‘medical time-out’ dhe në vazhdim të setit ai luajti praktikisht nga vendi.
Gjokoviç fitoi më pas me lehtësi të madhe, duke ruajtur kështu energji edhe për finalen. Spanjolli nuk mundej as të kërcente për shërbimin me muskujt krejtësisht të bllokuar, duke humbur kështu 6-1 setin e 3-të dhe të 4-t. Me këtë eliminim Karlos Alkaraz rrezikon edhe vendin e parë në renditjen botërore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.