Filma

‘Alina e Kubës’, film për historinë e vajzës jashtë martese të Fidel Castros

Nga Gazeta Si – “Alina e Kubës” është filmi më i ri që tregon për jetën e vajzës jashtë martese të udhëheqësit të revolucionit kuban Fidel Castro, Alina.

Pak para fillimit të xhirimeve Alina Fernández Revuelta i tha revistës online të kubanezëve në mërgim “CiberCuba”, se ajo pret që filmi të jetë më shumë sesa një biografi: “Unë mendoj se do të ishte mirë që pasi të shohë filmin, publiku të ndiejë se ka mësuar diçka”.

“Për mua ka prioritet që të flas për Kubën”. Alina Fernández Revuelta mendon të kritikojë ashpër sistemin politik të krijuar nga i ati në ishullin e Karaibeve, pas revolucionit.

“Alina e Kubës” ka filluar prodhimin më 15 gusht, me ekipin që do të xhirojë në Kolumbi.

James Franco (Fidel Castro) do të luajë së bashku me Ana Villafañe, e cila luan personazhin kryesor, Alina Fernandez.

Është vajza e Fidel Kastros dhe skenari i këtij filmi ka në fokus figurën e saj, duke ndjekur jetën e saj si vajza jashtëmartesore e Kastros. Alina ishte kritike ndaj babait të saj, shumë kritike ndaj politikës së tij në Kubë.

Alina Castro

Alina Fernandez, historia e vajzës së Kastros

Alina është gjallë dhe mirë: ajo jetoi rininë e saj me nënën e saj Natalia “Naty” (e cila vdiq në vitin 2015) dhe mban mbiemrin e bashkëshortit të nënës së saj, Orlando Fernández.

Në vendin e saj ajo punoi si modele dhe drejtoi marrëdhëniet me publikun e një agjencie modelimi kubane. Në vitin 1993 ajo u largua nga Kuba, kundër dëshirës së babait të saj, për shkak të mospajtimit të saj në rritje kundër regjimit komunist.

Ajo u zhvendos në Miami, Florida dhe filloi të punonte në radio atje. Në vitin 1998 ajo shkroi librin ‘Alina, vajza rebele e Fidel Kastros), ku rrëfen fëmijërinë e saj të vështirë në Kubë, edhe më të vështirë si një vajzë rebele e Fidel Kastros. Në këtë libër, Alina, ndër të tjera, shkruan se kur ishte tre vjeç (pra në vitin 1959, pikërisht pas triumfit të revolucionit kuban) karikaturat e Mickey Mouse u zëvendësuan në televizionet lokale me imazhe të ekzekutimeve kundër bashkëpunëtorëve të diktatorit që sapo u përmbys, pra Fulgencio Batista.

Për disa paragrafë të atij libri, Alina Fernandez u padit për shpifje nga halla e saj, Juanita Castro (motra e Fidel Kastros).

Fidel Castro

E bija e Fidel Kastros, konsulente e filmit

Jo vetëm që vajza e Fidel Kastros, e quajtur Alina Fernandez, është e gjallë dhe e shëndetshme, por ajo merr pjesë personalisht në prodhimin e filmit, konsulente krijuese dhe biografike e të cilit është. Ajo po punon ngushtë me ekipin e produksionit dhe do të jetë edhe në xhirime.

Kasti i “Alina of Kuba” përfshin – përveç James Franco (Fidel Castro) – Alanna de la Rosa, Maria Cecilia Botero, Harding Junior, Sian Chiong, Rafael Ernesto Hernandez dhe Mía Maestro (nëna e Alinës, Natalia Revuelta). Alina vetë do të luhet nga Ana Villafañe, e lindur në Miami nga një kubaneze dhe një salvadorian.

Megjithëse skenari i shkruajtur nga José Rivera, një nga pretendentët për titullin Oskar (2004 për “Udhëtimi i Che-së së ri”) dhe nga marrësi i çmimit Pulitzer Nilo Cruz, bazohet në librin e kujtimeve të Alinës me titull “Alina: Memorias de la Hija Rebelde de Fidel” (Kujtimet e vajzës rebele të Fidelit”) botuar në vitin 1997, filmi nuk ndjek librin. “Unë kam folur orë të tëra me regjisorin, por autorët e skenarit kanë pasur liri të plotë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë