Shendet

Alimehmeti shpjegon studimin e ri: Omicron nuk është më i rrezikshëm se Delta

Provat mbi riskun më të ulët spitalor të variantit Omicron në krahasim me variantin Delta, po shtohen gjithnjë e më shumë. Në një postim të fundit në rrjetet sociale mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti merr shembull një studim të kryer nga Universiteti Case Western Reserve (SHBA) dhe shpjegon se dukshëm Omicron është më i lehtë se sa Delta.
Sipas studimit 14.054 persona të infektuar në periudhën e predominuar nga Omicron dhe 577.938 persona të infektuar në periudhën e predominuar nga Delta (01 shtator - 15 dhjetor 2021).

Në studim janë marrë ecuritë e pacientëve për sa i përket vizitës në repartin e urgjencës, shtrimin në spital dhe shtrimin në terapi intensive dhe ventilimin mekanik.

Rezultatet kryesore janë në linjë me evidencat që vinë nga çdo shtet tjetër dhe theksojnë se:
Vizitat në repartin e urgjencës:

-4.55% e pacientëve në periudhën Omicron

-15.22% e pacientëve në periudhën Delta

-70% më i ulët risku për nevojë vizite në repartin e urgjencës!

Shtrimet në spital:
-1.75% e pacientëve në periudhën Omicron
-3.95% e pacientëve në periudhën Delta
-56% më i ulët risku për shtrim në spital!

Sipas studimit një tjetër mit që duhet hedhur poshtë është që “fëmijët e vuajnë më keq omicronin”! Alimehmeti shkruan se risku për vizitë në repartin e urgjencës për moshat 0-5 vjeç:
-3.89% e pacientëve në periudhën Omicron21.01% e pacientëve në periudhën Delta

-81% më i ulët risku për nevojë vizite në repartin e urgjencës!
Risku për shtrim në spital për moshat 0-5 vjeç:
-0.96% e pacientëve në periudhën Omicron

-2.65% e pacientëve në periudhën Delta
-64% më i ulët risku për shtrim në spital!

Të njëjtat trende u vunë re në të gjitha grupmoshat 5-11, 12-17, 18-64 dhe >65 vjeç!
Në përfundim Alimehemeti shkruan se autorët kanë dalë në përfundimet se infektimet për herë të parë me SARS-CoV-2 në periudhën kur mbizotëron varianti Omicron, shoqërohen me ecuri më të lehtë (statistikisht sinjifikante) në krahasim me infektimet për herë të parë në periudhën e mbizotërimit të variantit Delta. Alimehmeti shkruan se rezultatet janë në linjë me rezultatet e publikuara nga Afrika e Jugut, Skocia dhe Anglia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë