Shendet

Alimehmeti shpjegon studimin e fundit: Pas Pfizer, vaksina Sputnik V neutralizon Omicron

Nga Ilir Alimehmeti – Kundrejt vaksinës Pfizer, vaksina Sputnik V rezulton të jetë më e efektshme në kohë për sa i përket neutralizimit të variantit Omicron!

Studimi i prepublikuar më 19 Janar 2022 është kryer nga dy institute kërkimore prestigjioze:
Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive “Lazzaro Spallanzani” (Itali) dhe Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë “N F Gamaleya” (Rusi).
Pas krahasimit të antitrupave neutralizues të prodhuara ndaj Omicronit nga secila vaksinë dhe vëzhgimit se si ndryshon niveli i tyre në kohë, studiuesit vunë re se:
Gjashtë muaj pas vaksinimit:
– 74.2% e personave të vaksinuar me Sputnik V kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.
-56.9% e personave të vaksinuar me Pfizer kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.

Rënia e antitrupave ndaj variantit Omicron në krahasim me variantin origjinal (Wuhan-Hu1) ishte:
– 8.1 herë rënie te personat e vaksinuar me Sputnik V, kundrejt
-21.4 herë rënie te personat e vaksinuar me Pfizer.

Si rrjedhojë, mund të konkludohet se, në krahasim me Pfizer:
-Sputnik V prodhon rreth 2.1 herë më shumë antitrupa neutralizues në total
-Sputnik V, pas 3 muajve, mban 2.6 herë më shumë antitrupa neutralizues pas 3 muajve.

Përfundimet e autorëve ishin se ulja e antitrupave neutralizues kundër Omicron është vënë re në shumë vaksina anti-COVID-19, disa prej të cilave nuk demontrojnë fare neutralizim.Sipas studimit sot duket se nevoja për dozat e treta (booster) duket qartë.
Qasja më efektive është përdorimi i vaksinimit me booster heterolog, që është përdorur në mënyrë pionere nga Sputnik V.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë