Enkelejd Alibeaj mundi të mbledhë në selinë blu më shumë deputetë se herën e fundit kur i thirri për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Në mbledhje ishin 23 deputetë ndërsa iu bashkuan online edhe dy deputetë të tjerë.
Në fillim të mbledhjes, Alibeaj shpjegoi hapat që do të ndiqen.
Grupi i PD zgjedh 4 kandidatë, aleatët dy kandidatë. Më pas ngrihet një grup i përbashkët PD – PS me 6 anëtarë dhe zgjedh 1 kandidat.
Kandidati në fund propozohet me firma të përbashkëta PD-PS
Por si janë numrat brenda opozitës? Brenda grupit parlamentar të PD-së janë krijuar tashmë tre nëngrupime. .
16 deputetë janë të rreshtuar me Berishën. Grupi i deputetëve as me Alibeajn dhe as me Rithemelimin përbëhet nga 12 të tjerë dhe 13 nëse në këtë grup do të përfshihet edhe Lulzim Basha si i distancuar nga përplasja brenda PD-së, ta paktën publikisht.
Rithemelimi ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes në këtë proces dhe sipas Komisionit, Alibeaj nuk ka tagër për të biseduar në emër të Partisë Demokratike.
Ata i bënë thirrje deputetëve të mos i binden Alibeajt për Presidentin duke e cilësuar procesin farsë
Ndërkohë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar kanë filluar të diskutohen edhe emra konkrete.
Të parët janë emrat e ish-deputetit demokrat Leonard Demi, ish-ambasadorit në Shkup dhe Prishtinë, Arben Cejku dhe kolonel Dritan Demirajt.
Me konkretisht, Flamur Hoxha, Zef Hila dhe Ramadan Lika propozuan Arben Çejkun
Bledjon Nallbati propozoi Dritan Demirajn
Kreshnik Çollaku propozoi Dashamir Shehin, Lajlja Përnaskën dhe Jorida Tabakun
Sajmir Koreshi propozoi Visar Zhitin
Xhelal Mziu propozoi Dashamir Shehin, Rexhep Ukën dhe Halim Kosovën
Dhurata Çupi propozoi Princ Leken
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar gjatë mbledhjes se duhet të mandatohet Grupi i PD-së për të negociuar për Presidentin e ri.
“Të mblidhemi të gjithë deputetët e opozitës bashkë, minimalisht të gjithë deputetët e dalë nga lista e PD. Ky nuk është moment ndasie midis nesh. Nuk shoh që ka diferenca që propozimi për Presidentin e ri i takon opozitës. Duhet një armëpushim mes vetes në PD dhe të eksplorohet çdo mundësi për bashkim në këtë proces. Unë mendoj që për t’u bërë bashkë mund të mendohet që grupi që mandatohet nga Grupi Parlamentar për negociata të përfshijë deputetë nga të gjitha palët. Kandidatët tonë duhet të jenë produkt i të gjithë deputetëve të opozitës, pa asnjë përjashtim…”, mësohet të jetë shprehur ai. Bardhi madje ka nënvizuar se i ka kërkuar Fatmir Mediut që të negocioje me Rithemelimin për emrin për President.
Pas tre ore mbledhje të grupit kandidatët e propozuar u zyrtarizuan ndërsa Alibeaj njoftoi për mediat se emrat nuk janë përfundimtare dhe se ato do të diskutohen edhe me aleatët dhe grupin e Rithemelimit të premten por pa Berishën të pranishëm.
“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur mes nesh për ti konsultuar të gjithë deputetët e grupit parlamentar, të shprehin opinionet e tyre, vullnetin për procesin dhe sigurisht për emra eventualë. Kjo është e para që unë dua ta them publikisht për këdo, do konsultohemi dhe me aleatët tanë, për të gjitha dëshirat, qëndrimet e tyre lidhur me procesin dhe emrat eventualë. Besojmë ne që vetëm në këtë mënyrë ky proces që ka nisur seriozisht e do duhet të përfundojë në mënyrë serioze të ecë përpara. Po thoja për anëtarët e grupit parlamentar të PD, besoj është e qartë! Për anëtarët e grupit parlamentar të PD! Kjo ishte kërkesa e të gjithë anëtarëve që ishin pjesë e mbledhjes”, theksoi Alibeaj, pasi Berishën e konsideron të përjashtuar nga grupi parlamentar pas vendimit të ish kryetarit Basha më 9 shtator.
Ndërsa Mediu dhe Duka mesohet se kanë propozuar kreun e LZHK-së, Dashamir Shehin.
Prezent në mbledhje deputetët:
1.Andia Ulliri
2.Lindita Metaliaj
3.Merita Bakiu
4.Selaudin Jakupllari
5.Kastriot Piroli
6.Kreshnik Collaku
7.Ferdinant Xhaferri
8.Lefter Geshtenja
9.Saimir Korreshi
10.Dhurata Cupi
11.Gazment Bardhi
12.Bledion Nallbati
13.Oriola Pampuri
14.Xhelal Mziu
15.Jorida Tabaku
16.Eralda Tase
17.Dashnor Sula
18.Flamur Hoxha
19.Enkelejd Alibeaj
20.Arbi Agalliu
21.Gerta Bardeli
22.Zef Hila
23.Ramadan Lika
Online
Emilia Koliqi
Zheni Gjergji
Emrat kandidat për President
1. Leonard Demi
2. Arben Çejku
3. Dritan Demiraj
4. Visar Zhiti
5. Rexhep Uka
6. Halim Kosova
7. Dashamir Shehu
8. Princ Leka
9. Jorida Tabaku
10. Lajla Pernaska
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.