PD ka prezantuar programin për zgjedhjet 2025, Sekretari i Përgjithshëm, Enkelejd Alibeaj ka folur për antikorrupsionin, duke prezantuar propozimet e kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në fjalën e tij, Alibeaj shprehu mbështetje për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa tha se do t’i hiqet imunitetin çdo deputeti me qëllim që ti vihet në dispozicion drejtësisë.
Alibeaj tha se do verifikohen kontrata koncesionare PPP dhe do të anulohen të gjitha ato korruptive.
Programi i Partisë Demokratike ofron:
Mbështetje ndaj SPAK me burime financiare dhe njerëzore
Heqje totale e imunitetit të deputetëve për t’i hapur rrugë hetimit të plotë nga SPAK
Veting të politikanëve, sic u bë në Drejtësi
Reformim të KLSH-së, duke e shndëruar në Gjykatë Auditi (anëtarët e saj të vetohen para emërimit, kryetari të zgjidhet nga Kuvendi me shumicë të cilësuar, bazuar në propozimi e opozitës, vendimet e saj të jenë titull ekzekutiv)
Së dyti:
Inspektorati kombëtar do të reformohet duke u bërë I vetmi që do të fokusohet në tre fusha prioritare:
Siguria ushqimore
Siguria e shëndetit publik
Siguria teknike
Së treti, aplikimi i ligjit antimafia për verifikimin e kontratave të koncesionit, PPP-ve dhe partneriteteve strategjike. Synohet çlirimi i ekonomisë, rikuperimin i parave publike dhe kthimi i besimit publik.
Për të arritur këtë qëllim strategjik, angazhohemi për:
Verifikimin e kontratave konçesionare, PPP-ve, Prokurimeve Publike.
– Çdo kontratë korruptive do të anulohet.
– Kompania që gjendet me shkelje do të përjashtohet nga procedurat konkuruese publike ose shërbimi publik për 20 vjet.
– Në arbitrazh dhe në gjykatë, Qeveria do të mbrohet me klauzolën e korrupsionit.
– Moratorium 1 vjeçar për të rishikuar gjithë kontratat PPP.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.