Nga Gazeta 'Si' - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Ai ka zhvilluar takim me partitë opozitare (PDK, LDK dhe AAK) mirëpo jo edhe me kryeministrin, njëherësh kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Në një deklaratë, Ahmeti tha se para disa muajsh kishte bërë kërkesë për takim me Kurtin por nuk ka patur vullnet nga ana e tij.
“Jo, nuk do të kem takim me zotin Kurti. Sigurisht që kam kërkuar para ca muajsh. Në mungesë të vullnetit ose mungesë të mosqenit të tij në Kosovë kur unë kam kërkuar takim… dhe kështu nuk është përsërit kjo kërkesë", është shprehur Ahmeti.
Kreu i BDI-së tregoi edhe për bisedat që kishte me subjektet opozitare.
“Më herët kisha në agjendë takimet me partitë politike në Kosovë. Por, sot shfrytëzova rastin, sepse Komuna e Prishtinës ndan një çmim për mua, “Çelësi i Prishtinës”.
Agjendën e mëhershme po e realizoj sot me partitë politike. Kemi folur për zhvillimet në rajon, në Kosovë, proceset euro-atlantike që është me rëndësi, për siguri, stabilitetin e rajonit”, deklaroi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.