Makina

Alfa Romeo rikthen makinën legjendare të viteve ’60

Alfa Romeo ka vendosur të kthejë 33 Stradale, që është praktikisht versioni modern i Alfa Romeo 33, një makinë e viteve ’60.

Alfa Romeo, që nga themelimi i saj, ka qenë gjithmonë shumë e lidhur me sportivitetin dhe garat prandaj ka vendosur të kthejë një makinë supersportive.

“Me makinën e re 33 Stradale donim që të krijonim diçka në lartësinë e të kaluarës sonë, që t’i shërbente markës dhe të bënte krenar fansat tanë”, tha Jean-Philippe Imparato, CEO i Alfa Romeo.

Kjo makinë është prodhuar në vetëm 33 njësi dhe të gjitha janë shitur për një çmim mbi 1 milion euro.

Shpejtësia maksimale është mbi 333 km/h dhe nga 0 në 100 km/h arrin për më pak se 3 sekonda.

E krijuar në vitin 1910 në Milano, Itali, Alfa Romeo ka projektuar dhe punuar disa nga makinat më elegante dhe sportive në historinë e automobilave. Kjo traditë vazhdon sot, ndërsa Alfa Romeo vazhdon të ketë një qasje unike dhe inovative ndaj automobilave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë