Motosport

Alex Palou triumfon në “Road America”

Pas 55 xhirove të egra dhe frenetike, Alex Palou dhe “Chip Ganassi Racing” ja dolën të fitonin garën e 6 në 9 të zhvilluara këtë sezon në “XPEL Grand Prix” në “Road America”. Ai u bë i vetmi pilot që fiton 6 gara në një sezon pas Will Power në vitin 2011. Tre herë kampioni Palou rriti kryesimin në klasifikimin e përgjithshëm me 93 pikë ndaj ndjekësit Kyle Kirkwood (Andretti Global) kur duhen edhe 8 gara deri në fundin e sezoni. Felix Rosenqvist (No. 60 SiriusXM Honda – Meyer Shank Racing w/Curb-Agajanian) ishte në gjëndje të ruantë karburantin në xhirot e fundit por mbeti pas 2.1725 sekonda duke u renditur i dyti. Santino Ferrucci plotësoi 3 të parët në bordin e “No. 14 Sexton Properties/AJ Foyt Racing Chevrolet” për të 4 garë rradhazi që ë mbyll mes 5 të parëve.

Fituesi i dy garave të fundit, Kirkwood u rendit në vendin e 4 në bordin e “No. 27 Siemens Honda-Andretti Global”. Marcus Armstrong (No. 66 SiriusXM/Root Insurance Honda) bëri paraqitjen më të mirë sezonale me vendin e 5 ndërsa “Meyer Shank Racing w/Curb-Agajanian” i çoi dy makinat e saj mes 5 vendeve të para. Për Rosenqvist ishte podiumi i parë prej Shtatorit të dy viteve më parë në “Portland International Raceway”. Fitorja e Palou zgjati duopolin historik këtë sezon. Palou (6) dhe Kirkëood (3) janë pilotët e vetëm që kanë fituar një garë në 2025. Të parët pas vitit 1980, kur Bobby Unser dhe Johnny Rutherford fituan 9 garat e sezonit. Honda është gjithashtu në vit perfekt, pasi ka motorrizuar 9 makinat fittuese. Gara e rradhës është “Honda Indy 200” në “Mid-Ohio”, të dielën e 6 Korrikut në “Mid-Ohio Sports Car Course” në Lexington, Ohio.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë