Në një studim të ri, publikuar në revistën Pediatrics, shkencëtarët kanë raportuar se si kushtet alergjike mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës së fëmijëve dhe janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në mirëqenien e tyre.
Ata thonë se gjetjet e tyre konfirmojnë një fenomen të përhapur të njohur si “marshimi alergjik”, ku alergjitë fillimisht manifestohen si ekzemë, e ndjekur nga alergjitë ushqimore, astma dhe alergjitë mjedisore.
Në total, ata identifikuan 218,485 fëmijë që kishin alergji dhe u vëzhguan për më shumë se 5 vjet midis 1999 dhe 2020.
Ata zbuluan se: Ekzema zakonisht fillonte rreth moshës 4 muajshe.
Si alergjitë ushqimore ashtu edhe astma zakonisht filluan rreth 13 muajsh.
Ndër alergjitë ushqimore, ato më të shpeshta të diagnostikuara ishin alergjitë ndaj kikirikut (1.9%), e ndjekur nga vezët (0.8%).
Rreth 13% e fëmijëve kishin dy gjendje të ndryshme alergjike njëkohësisht.
Fëmijët me alergji respiratore si astma kishin më shumë gjasa të kishin të dyja këto gjendje dhe ndonjëherë edhe probleme të tjera alergjike.
Gjithashtu, ushqimet shumë të procesuara, me vlera të ulëta ushqyese dhe përmbajtje të lartë sheqernash e yndyrash, ndikojnë në shfaqjen e alergjive.
Gjatë 10 viteve të fundit shqetësimet ushqimore janë rritur, kryesisht tek fëmijët e moshës deri 3 vjeç ato janë trefishuar.
Në bazë të një teknike jo invazive të përdorur për herë të parë, vërtetohet se akumulimi i substancave të dëmshme të pranishme në ushqimet shumë të përpunuara është shumë më e lartë tek ata që vuajnë nga alergjitë. Kjo ndodh pasi ushqimet e ngrira, apo industriale, ndikojnë në inflamacion dhe reagime alergjike të forta e të shpejta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




