Teshtitje, hundë që të kruhen dhe rrjedhje, një infeksion i bezdisshëm: ata që vuajnë nga alergjia nga poleni e kalojnë pranverën (dhe jo vetëm tani) duke jetuar me shqetësime të cilat mund të menaxhohen në fund të fundit, lehtësohen dhe madje parandalohen duke ndjekur disa këshilla të thjeshta.
Rekomandimet vijnë nga presidenti i Shoqatës së Alergologëve dhe Imunologëve në Itali Lorenzo Cecchi, i cili përmblodhi gjithçka që duhet të dini për të jetuar mirë sezonin e polenit në disa “rregulla” të diskutuara gjatë një takimi të fundit mbi alergjitë
(Poleni është një nga shkaktarët më të zakonshëm të alergjive sezonale. Bimët lëshojnë kokrra të vogla poleni, që barten përmes erës, për të fekonduar bimë të tjera të së njëjtës specie në çdo pranverë, verë dhe vjeshtë, madje edhe në dimër).
Hapi i parë është të bëni një diagnozë të saktë të alergjisë suaj, duke u shkuar te një specialist nëse është e nevojshme. Pasi të kuptoni se nga çfarë jeni alergjik, mund të njihni mirë “armikun”
“Kjo mund të ndihmojë për të mos u kapur të papërgatitur dhe për të parandaluar sëmundjet për shkak të alergjive. Rekomandohet përdorimi i terapive me vetëdije, duke u konsultuar me specialistin si për barnat ashtu edhe për çdo imunoterapi; Është gjithashtu shumë e rëndësishme të respektohet koha e trajtimit, duke mos e filluar shumë herët por dhe duke mos e vijuar edhe më pas”.
Ndihmë të madhe në menaxhimin e simptomave që kanë të bëjnë me “shënjestrat” e alergjive mund të jenë edhe barnat, të cilat kanë një profil shumë të lartë sigurie kur përdoren për periudha të kufizuara.
“Spërkatës për hundë ose pika për sy, ose tabletat për t’u marrë nga goja, përfaqësojnë ata aleatët e sigurtë kundër alergjive. Janë gjithashtu të vlefshëm edhe për fëmijët por në dozat e duhura”, shton Cecchi.
“Kujdes nga lajmet e rreme, të cilat janë shumë të përhapura në rrjet, duke u mbështetur vetëm në burime të besueshme si buletinet e polenit apo faqet me përmbajtje edukative…
Duhet të jeni të kujdesshëm, duke shmangur momentet më kritike të ditës kur rritet sasia e polenit, pra në mëngjes vonë ose herët pasdite, kur rekomandohet shmangia e shëtitjeve apo aktiviteteve sportive në natyrë”, përfundon Cecchi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




