Gazeta Si – Trajneri Masimiliano Alegri kërkon një tjetër sulmues qendre dhe në këtë rast mund t’i vijë në ndihmë… Kritiano Ronaldo. Nëse ai shkon tek Atletiko Madrid, sikurse flitet, rihapet hipoteza për Moratën.
Sulmuesi spanjoll pëlqehet shumë nga trajneri i Juventusit, që e do me çdo kusht në skuadër. Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Atletiko mund ta lirojë Moratën, sidomos nëse nën urdhrat e Simeones do të jetë portugezi Kristiano Ronaldo. Edhe pse te Mançester Junajtid thonë se nuk largohet, gjithçka mund të ndodhë.

Klubi i Juventusit shpreson ta ulë shifrën e 35 milionë eurove, që Atletiko kërkon për sulmuesin e vet. Nga informacionet e fundit duket se mund të kursehen 10 milionë euro. Bardhezinjtë mund të shfrytëzojnë fitimet e shitjes së De Ligt për të marrë sulmuesin spanjoll.
Ka një duel tjetër ndërkohë me Interin për një tjetër mbrojtës, si në rastin e Bremer. Ai është Milenkoviç i Fiorentinës. Lojtari serb pëlqehet si nga Juventusi, ashtu edhe nga Interi, ndaj dhe gjithçka mbetet e hapur.
Interi prej disa ditësh ka rifilluar kontaktet me njerëzit pranë mbrojtësit të Fiorentinës. Juventusi është gati të veprojë sërish për ta rrëmbyer edhe Milenkoviç para Interit. Me Moratën dhe Milenkoviç, duke llogatitur edhe Di Marian, Pogbanë dhe Bremer, Juventusi bëhet vërtet i frikshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




